Këtë të mërkurë, kryeministri Edi Rama, do të presë në një takim Kryetarin e Bashkisë së New Yorkut, z. Eric Adams, në orën 12:00.
Kryeministri Edi Rama, do të presë sot në takim Kryetarin e Bashkisë së New Yorkut, z. Eric Adams, në orën 12:00.
Pas takimit, Kryeministri Rama dhe Adams, do të mbajnë edhe një konferencë për mediat.
Mediat amerikane raportojnë se vizita u bë me ftesë të kryeministrit shqiptar Edi Rama dhe sipas zëdhënëses së Bashkisë së Nju Jorkut, Kayla Mamelak, nuk bëhet fjalë për një udhëtim personal, por për një angazhim zyrtar të një kryebashkiaku të një qyteti ndërkombëtar si New Yorku.
“Gjatë disa ditëve të ardhshme, kryebashkiaku Adams do të udhëtojë në Shqipëri, ku do të takohet me kryeministrin, me drejtues të bizneseve dhe teknologjisë, do të vizitojë fabrika dhe do të diskutojë mundësi të reja për të nxitur aktivitetin ekonomik dhe turizmin në qytetin e Nju Jorkut”, deklaroi Mamelak.
Ky udhëtim vjen në një moment delikat për Adams, i cili vetëm pak ditë më parë njoftoi se nuk do të kandidojë për një mandat të dytë si kryebashkiak.
Media amerikane, ka spekuluar se ai mund të jetë në diskutime për një post ambasadori në administratën Trump, në këmbim të tërheqjes nga gara dhe për të penguar fitoren e kandidatit socialist Zohran Mamdani.