Belgjika synon marrëveshje me Kosovën për burgje, presidentja Osmani takon ministren e Drejtësisë dhe atë të Azilit

Ministrja e Drejtësisë e Belgjikës, Annelies Verlinden, dhe ajo e Azilit dhe Migrimit, Anneleen Van Bossuyt, kanë nisur një vizitë treditore në Shqipëri dhe në Kosovë.

Në media u raportua se biseda e takimeve do të përqendrohet në mundësinë e marrjes me qira ose ndërtimin e një burgu në njërin prej këtyre shteteve.

Ndërkaq, sot, presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka pritur në vizitë dy ministret belge, atë të Drejtësisë, Annelies Verlinden si dhe ministren e Azilit dhe të Migrimit, Anneleen Van Bossuyt.
Ndryshe, Kosova ka një marrëveshje për dhënien me qira të qelive me Danimarkën. Të burgosurit e parë nga ky shtet priten të vendosen në burgun e qytetit të Gjilanit në prill të vitit 2027.

Marrëveshja dhjetëvjeçare parasheh shfrytëzimin e Institucionit Korrektues në Gjilan për dërgimin e 300 të burgosurve nga shteti danez.


Shtuar 7.10.2025 12:07