Ministria e Punëve të Jashtme ka publikuar linkun me të dhënat që duhet të dijë çdo turist para se të vijë në Shqipëri.
Me anë të një njoftimi në faqen zyrtare në MEPJ-ja shkruan se, të dhënat do të përditësohen çdo ditë, dhe mund të aksesohet vetëm në faqen zyrtare të Ministrisë.
Njoftimi i plotë:
Pas rekomandimit zyrtar nga Këshilli i Bashkimit Evropian, të gjitha misionet shqiptare në vendet e BE janë udhëzuar të marrin dhe publikojnë informacionin e saktë mbi rregullat që janë në fuqi në secilin vend anëtar, për hyrjen në territorin e tyre të shtetasve të huaj.
Ky informacion, që përditësohet çdo ditë, është tashmë i aksesueshëm në faqen zyrtare të MEPJ: https://punetejashtme.gov.al/al/informacion-mbi-levizjen-e-shtetasve-shqiptare-ne-shtetet-e-huaja
KUJDES! Është e udhës që përpara çdo udhëtimi në vendet e BE dhe në vende të tjera të botës, qoftë për turizëm apo punë, sigurohuni të keni informacionin e duhur për destinacionin tuaj, duke klikuar në adresën e mësipërme.
#EgjithëVëmendjaPërQytetarët