Një aksident raportohet të ketë ndodhur pak çaste më parë në Rrugën e Arbërit. Sipas informacioneve paraprake, në aksident janë përfshirë 5 anëtarët e një familjeje, të cilët janë dërguar menjëherë në spital.
Rrethanat e aksidentit ende nuk janë të qarta, ndërsa fillimisht të lënduarit janë dërguar për mjekim në qendrën spitalore të Klosit e më pas janë nisur me ambulancë drejt Burrelit.
Sakaq, në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia e grupi hetimor ndërsa po punohet po zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.