Aksident në Rrugën e Kombit, drejtuesi i mjetit në gjendje të rëndë

Këtë të premte, jë aksident rrugor është regjistruar në Rrugën e Kombit, ku një automjet ka dalë nga rruga për shkaqe ende të paqarta.

Si pasojë e aksidentit, është plagosur drejtuesi i mjetit, i cili fillimisht është dërguar në Urgjencën e Spitalit Rajonal të Kukësit.

Për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore, i plagosuri është nisur drejt Tiranës për një ndërhyrje të specializuar mjekësore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.


Shtuar 3.10.2025 09:18