Parashikimi i motit 2 Tetor 2025/ Vranësira dhe reshje shiu, si do variojnë temperaturat gjatë ditës

Ditën e sotme vendi ynë, do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Moti parashikohet i vranët dhe me reshje të herëpashershme shiu, me intensitet të ulët dhe mesatar në të gjithë territorin, gjatë gjithë ditës.

Në Veri-Verilindje në lartësinë mbi 1000metër, dhe juglindje mbi 1100-1300metër parashikohen reshje dëbore me intensitet të ulët deri mesatar.

Era do të fryjë me drejtim Verilindje-Veri me shpejtësi mesatare 10m/s, ndërsa në bregdet dhe lugina do të arrijë shpejtësi 12-23m/s.

Deti – Valëzimi i forcës 4-6 ballë.


Shtuar 2.10.2025 07:26