U arrestua për vrasjen e dyfishtë në Greqi/ Nikolin Pali kërkohej edhe nga Interpol Tirana, në pranga dhe partnerja 41-vjeçare

Nikolin Pali, 43-vjeçari shqiptar i arrestuar në Greqi pas gjashtë vitesh në arrati për një vrasje të dyfishtë, rezulton të jetë në kërkim edhe nga autoritetet shqiptare. Sipas të dhënave të bëra publike nga autoritetet greke, ai kërkohej nga Interpol Tirana për një tjetër çështje penale, atë të vjedhjes me armë në bashkëpunim, e mbetur në tentativë, për të cilën ishte lëshuar edhe një urdhër arresti ndërkombëtar.

Gjatë kontrollit të banesës ku fshihej në Athinë, forcat speciale greke EKAM sekuestruan një pistoletë, dy granata, dy mekanizma ndezës, tri palë pranga dhe një leje qëndrimi të dyshuar si të falsifikuar. Në operacion u arrestua edhe partnerja e tij, një 41-vjeçare shqiptare, e dyshuar nga autoritetet greke për përkrahje të autorit të krimit.

Të lidhura

None found

Pali ishte shpallur në kërkim për vrasjen e dyfishtë të ndodhur në Loutraki në tetor të vitit 2020, ku u vranë me sëpatë ish-partnerja e tij dhe një farmacist. Pas arrestimit, autoritetet greke kanë nisur verifikimet për aktivitetin e tij gjatë viteve që qëndroi i fshehur, ndërsa po hetohet edhe nëse ka lidhje me ngjarje të tjera kriminale.


Shtuar më 6.11.2026 17:25

dünyanın en iyi bahis siteleriBursa Escortgüvenilir bahis sitelerijojobetyasal bahis siteleritürkiye yasal bahis sitelerijojobetjojobet girişjojobet güncel girişjojobetjojobet girişjojobet güncel giriştürkiye yasal bahis sitelerislot sitelerijojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcratosroyalbetkahraman haber