Adelina Ismaili rrëfen dëshirën për të pasur një tjetër fëmijë: Lus Zotin që të jetë vajzë, edhe në qoftë se duhet me IVF

Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Adelina Ismaili, ka folur hapur për planet e saj për zgjerimin e familjes me bashkëshortin e saj, Val Krasniqi.

Adelina, e cila është nënë e një djali – Ukiliks, i lindur në vitin 2017 – tha se dëshiron shumë të bëhet nënë e një vajze.

“Ka kohë që kemi vendosur të zgjerojmë familjen, por nuk jemi impenjuar pafundësisht në atë drejtim”, u shpreh ajo me humor gjatë një interviste në emisionin ‘Goca dhe Gra’.
Ismaili shtoi se është e hapur për të sjellë në jetë një fëmijë edhe përmes IVF (fertilizimit in vitro), nëse do të jetë e nevojshme.

“Natyrisht që lus Zotin ta kem një vajzë. Jam rritur me femra, e njoh botën e tyre shumë mirë. Do të doja të kisha një votë në shtëpi, edhe nëse do të duhet me IVF, është mrekulli e dhënë nga shkenca. Nuk kam asgjë kundër, vetëm të vijë”, u shpreh këngëtarja.


Shtuar 1.10.2025 19:33

Tags: ,