Moti bën kthesën drastike nesër, rrebeshe shiu në të gjithë territorin dhe borë, ja çfarë pritet të ndodhë

Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet i vranët dhe me reshje të herëpashershme shiu me intensitet të ulët dhe mesatar në të gjithë territorin, gjatë gjithë ditës.

Në veri-verilindje në lartësinë mbi 1000 metër, dhe juglindje mbi 1100-1300 metër parashikohen reshje dëbore me intensitet të ulët deri mesatar.

Temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 16 gradë celcius, ndërsa ato minimale në 3 gradë celcius.

Era do të fryjë me drejtim verilindje-veri me shpejtësi mesatare 10m/s, ndërsa në bregdet dhe lugina do të arrijë shpejtësi 12-23m/s.

Valëzimi në det do të jetë i forcës 4-6 ballë.


Shtuar 1.10.2025 17:38

Tags: ,