Nevina Shtylla shtang studion: Më kanë vjedhur imazhin me IA, po përdoret për postime për të rritur…

Gjatë puntatës së fundit të emisionit “Trotuar” në kuadër të programit “E Diell”, u diskutua për inteligjencën artificiale, përfitimet dhe rreziqet që ajo sjell.

Moderatorja Nevina Shtylla ndau një përvojë personale shqetësuese, duke treguar se imazhi i saj është vjedhur dhe përdorur në mënyrë abuzive në rrjete sociale.

Ajo sqaroi se një profil në Instagram kishte përdorur fytyrën e saj për të postuar foto të manipuluara provokuese, me përmasa trupore të ekzagjeruara, duke krijuar një identitet të rremë.

Moderatorja theksoi se e ka raportuar disa herë rastin, por adresa vijon të qëndrojë aktive.

Ky incident ngre edhe njëherë shqetësimin mbi rreziqet e inteligjencës artificiale dhe mungesën e mbrojtjes efektive ndaj abuzimeve me identitetin digjital.


Shtuar 30.09.2025 17:06