Një shpërthim me lëndë plasëse, ka ndodhur në fshatin Luz të Fushë-Krujës. Policia thotë se lënda shpërthyese, është vendosur në qepenin e një servisi automjetesh.
Burime zyrtare nga policia bënë me dije se shtetasi A. G, banues në fshatin Luz, Fushë-Krujë, ka njoftuar se ka konstatuar të dëmtuar qepenin e servisit për automjete.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se është dëmtuar me lëndë plasëse.
Grupi hetimor po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.