Zgjedhja për të kaluar te Sunderland, Granit Xhaka zbulon motivin

Granit Xhaka zgjodhi të transferohej te skuadra e Sunderland në këtë merkato vere. Mesfushori, së fundmi ka dhënë një intervistë, ku tregoi motivin se përse bëri këtë zgjedhje.

“Para së gjithash, projekti. Ata më donin këtu për përvojën time, lidershipin tim dhe atë që mund t’i sjell ekipit. Po përpiqem ditë pas dite, javë pas jave, t’u tregoj djemve se sa profesional duhet të jesh në këtë nivel. Ata ma bëjnë jetën më të lehtë.

Edhe në moshën time, ata vrapojnë, luftojnë, mentaliteti që ka kjo skuadër është i pabesueshëm. Ka ende shumë për të bërë, por para së gjithash, jam i lumtur që jam këtu, me këtë ekip dhe këtë klub”.


Shtuar 28.09.2025 13:58