Mbrëmjen e premierës së Operas Traviatta në Teatrin e Operas, një incident ka ndodhur në skenën ku sopranoja e njohur Eva Golemi, kur interpreton vdekjen e Violetës.
Vetë skena parashikonte rënien e saj në duart tenorit që interpreton Alfredon. Rënia e parakohshme e Violetës dhe mosreagimi në kohë i Alfredos, ka sjellë dyshime për gjendjen e sopranos.
Për shkak të rënies, Teatri i Operas, ka thirrur ambulancën që të shmangë dëmtime fizike të mëtejshme të mundshme të Golemit, e cila është dërguar në spital për kontrolle të mëtejshme.
Pas vizitave, sopranoja rezulton të mos ketë dëme serioze. Mjekët i kanë rekomanduar Eva Golemit 10 ditë shkëputje nga skena, për të mos krijuarë sforcim.
Për këtë arsye Golemi, nuk do jetë në skenë për rolin në vijim të netëve rë shfaqjes së premierës.