Kristiano Ronaldo triumfon ndaj Benzema, Al Nassr lider në Arabi, Mitaj e sheh nga tribuna (VIDEO)

Katër fitore në 4, Al Nassr vijon sezonin perfekt në Arbaninë Saudite. Këtë herë Ronaldo me shokë “thyern” rivalin e tyre kryesor, Al Ittihad.

Legjenda portugeze triumfoi përballë mikut të tij, Karim Benzema, për më tepër duke qenë protagonist.

Al Nassr, zgjidhi gjithçka brenda pjesës së parë, ku fillimisht ishte Mane i cili me një goditje fluturimthi brenda në zonë zhbllokoi rezultatin që në minutën e 9-të.

Në të 35-tën, Mane futi në kros perfekt në qendër, aty ku Ronaldo me kokë tundi rrjetën duke dyfishuar shifrat. Ky ishte goli i tij i katërt në katër ndeshje këtë sezon.

Falë këtij suksesi, Al Nassr kryeson i vetëm, plus 2 pikë në raport me Al Ittihad.

 

 

Për fat të keq në këtë super sfidë mungoi ylli kuqezi, Mario Mitaj. Anësori shqiptar nuk u përfshi në listë nga trajneri Blanc.