Mbrëmjen e sotme, në studion e emisionit “Për’puthen”, konkurrenti Kastrioti ka bërë një deklaratë të bujshme, e cila ka shkaktuar reagime të shumta.
Ai tregoi se shpesh merr mesazhe nga meshkuj të ndryshëm në rrjete sociale, të cilët i kërkojnë të kalojnë një natë me të. Gjithashtu ai shprehet se dhe një deputet shqiptar i ka ofruar 100 mijë euro për të fjetur më të.
“Më kanë ofruar para për të fjetur, një deputetet shqiptar më ka ofruar 100 mijë euro. Madje ka pasur oferta dhe nga prezantues dhe opinionistë, ata s’më kanë ofruar kaq para, por kanë kërkuar që të flenë me mua. Se ne çunat që vishemi pak ndryshe ose vendosim aksesor, paragjykohemi për seksualitetin tonë”, tha ai.