Ditën e sotme, gjatë fjalës në seancën plenare në Kuvend, Topalli ka deklaruar se dekreti për ‘Diellën’ është antikushtetues dhe më shumë ngjan me meme.
Deputetja demokrate Jozefina Topalli ka marrë fjalën sot për herë të parë që nga rikthimi i saj në Kuvend. Gjatë fjalës, Topalli ka deklaruar se dekreti për ‘Diellën’ është antikushtetues dhe më shumë ngjan me meme. Në fund, Topalli i kërkoi Niko Peleshit që të marrë disa këshilla nga Gramoz Ruçi si kryetar Kuvendi.
“Neni i parë i kushtetues thotë që Shqipëria është republikë parlamentare. Para se të fillonin seancat, deputetët janë betuar mbi ketë kushtetutë dhe e kanë shkelur në mënyrë brutale. Futja në rend ditë e një dekreti antikushtetues që më shumë ngjante me një meme, është gjëja më e pabesueshme. Nuk e di sa deputetë ka prej vitesh, por pyesni Grmaoz Ruçi a ka ndodhur të përfshihet në dekretin e presidentit një lodër teknologjike. Pyetini a ka ndodhur në tre dekata që në parlamentin e Shqipërisë të nisë me ndryshimin e rregullores pa konsensus. Pyeteni z.Gramoz Ruçi”, tha Topalli.