Fitoi “Topin e Artë”, Ousmane Dembele bën deklaratën e papritur

Ousmane Dembelesë, iu nevojit një sezon absolutisht i jashtëzakonshëm për të fituar Topin e Artë të shumëpritur.

Ai u shpall lojtari më i mirë i vitit 2025, pasi shënoi 35 gola në 53 ndeshje në të gjitha garat, duke fituar 5 trofe me PSG-në.

Duke folur drejtpërdrejt nga skena gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve si fituesi i ri i “Topit të Artë”, anësori francez foli për ditën e tij me thjeshtësi të plotë: “Si zakonisht. Këtë mëngjes (dje në mëngjes) u stërvita, ende duhet të shërohem nga dëmtimi im. Iu nënshtrova disa terapive, madje u ktheva pak në fushë sepse fillova ta prekja përsëri topin. Ishte një ditë krejtësisht normale deri në orën 8 të mbrëmjes dhe kur mbërrita këtu (buzëqesh)”.

Lojtari i PSG-së, foli gjithashtu për mbërritjen e tij në Parc des Princes me disa nga shokët e tij të ekipit:

“Kisha ardhur në shtëpi për t’u përgatitur për të dalë, u takuam me shokët e mi të ekipit në Parc des Princes, me Desire Doue, Zhoao Neves dhe u bashkuam. Kaq… Dhe pastaj? Nuk e di kush e organizoi pjesën tjetër, por nuk isha unë (buzëqesh). Nuk e di çfarë është planifikuar (për pjesën tjetër të mbrëmjes). Çfarë do të doja? Gjithçka dhe asgjë. Do ta shohim!”, deklaroi francezi.


Shtuar 23.09.2025 11:28