Ditën e sotme në vendin tonë, gjatë gjithë 24-orëshit pritet të jetë nën dominimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike në të gjithë territorin, duke bërë që pjesa e parë e ditës, në një pjesë të mirë të Shqipërisë të sjellë mbizotërim të intervaleve me kthjellime.
Ndërsa pas mesdite parashikohet që vranësirat të shpeshtohen në të gjithë vendin, ku më të fokusuara do të jenë në zonat përgjatë kufirit Lindor, duke lënë pjesën të territorit nën dominimin e motit të kthjellët.
Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes dhe në mesditë, duke luhatur vlerat ditore nga 10°C vlera minimale deri në 33°C vlera maksimale.
Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 40 km/h nga drejtimi Jugor, për pasojë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit do të gjenerohet dallgëzim 2 – 3 ballë.