SPAK nxjerr blof Erion Veliajn: S’ka bërë kërkesë për të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit Bashkiak

Këshilli Bashkiak i Tiranës pritet të mblidhet ditën e nesërme për të përcaktuar fatin e Erion Veliajt ndërsa ky i fundit i ka kërkuar këshillit që të jetë i pranishëm në mbledhje për t’u dëgjuar.

Por nga ana tjetër duket se SPAK ka nxjerrë zbuluar Erion Veliajn, për të cilin thotë se s’ka bërë asnjë kërkesë për leje të posaçme që të marrë pjesë në mbledhjen e këshillit.

Ditën e nesërme, më 23 shtator, pritet që Këshilli Bashkiak i Tiranës të shqyrtojë dhe votojë shkarkimin e Erion Veliajt nga posti i kryetarit.

SPAK, i është përgjigjur Euronews Albania nëse Erion Veliaj ka bërë kërkesë që të dëgjohet në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, por Prokuroria e Posaçme e mohoi diçka të tillë.

Në përgjigjen zyrtare të SPAK thuhet: “Në përgjigje të kërkesës suaj të mbërritur më datë 22.09.2025, ju informojmë se deri tani, në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar nuk është paraqitur asnjë kërkesë e tillë.


Shtuar 22.09.2025 18:14