I shpërthen goma e kamionit, humb jetën 20-vjeçari që punonte në gomisteri

Një 20-vjeçar ka humbur jetën sot në Durrës, në vendin e punës. Ndërsa po rregullonte një kamion, ka shpërthyer goma dhe për pasojë është lënduar rëndë. Për shkak të plagëve të marra, i riu ka humbur jetën

Njoftimi i policisë:

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 06.07.2021, rreth orës 08:50, në lagjen nr.14/1,  Kënetë, në ambientet e një gomisterie, duke rregulluar një gomë të një kamioni e cila ka shpërthyer, është lënduar shtetasi R. T., 20 vjeç, (punonjës), i cili si pasojë e plagëve të mara ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.


Shtuar 6.07.2021 09:26