Taksia përplas motorin në Vlorë, i plagosuri niset me urgjencë në spital

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në rrugën “Ali Demi” në Vlorë.

Sipas informacioneve paraprake, bëhet me dije se automjet taksi ka përplasur një motror, drejtuesi i të cilës ka mbetur i plagosur dhe u transportua në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Policia dhe grupi hetimor në vendngjarje po kryejnë ekspertizën për të zbuluar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Si pasojë e aksidentit është krijuar trafik i rënduar në zonë.


Shtuar 13.09.2025 21:14