FOTO/ Vesa Luma dhe Big Basta festojnë 10-vjetorin e martesës, surpriza dhe dedikimi romantik i reperit për bashkëshorten e tij

Një nga çiftet më të dashura të showbizz-it shqiptar, këngëtarja Vesa Luma dhe reperi Big Basta, kanë festuar 10-vjetorin e martesës.

Ky përvjetor i rëndësishëm është festuar me shumë dashuri, kujtime e një surprizë romantike nga Big Basta, i cili ka zgjedhur që këtë ditë ta bëjë edhe më të veçantë për partneren e tij.

Ai e ka surprizuar Vesën me një buqetë të madhe me lule, një kartolinë me fjalë zemre dhe një unazë.

Në kartolinën e tij, reperi shkruante: “Deri në përjetësi me ty. Të dua shumë. Gëzuar 10-vjetorin mami dhe gruaja më e mirë në botë”.

Vesa dhe Big Basta kanë nisur historinë e tyre të dashurisë shumë vite më parë. Çifti janë gjithashtu prindër të një djali, Lian.


Shtuar 13.09.2025 16:22