Këtë të enjte, gjatë mbledhjes së asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama, ka nisur prezantimin e qeverisë së re për mandatin e katërt në krye të vendit.
Rama prezantoi ministren e parë në histori të krijuar me Inteligjencë Artificiale, të quajtur Diella.
Sipas tij, ajo nuk do të ketë asnjë kufi gjeografik dhe do të shërbejë për prokurimet publike mes të tjerash.