Berisha mbështet kërkesën e Salianjit për protesta: Jam 100% dakord. Do të nisin…

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha mbështet kërkesën e Ervin Salianjit për protesta.

Pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë, Berisha, gjatë prononcimit për media nga selia e PD, paralajmëroi nisjen e protestave dhe revoltave qytetare.
Ai tha se që nga 11 maji 2025 është vendosur të përdorë çdo mjet për t’u rikthyer shqiptarëve votën e lirë.
Sa i takon sugjerimeve, Salianji propozoi që të shoqërohet me revolta, madje me protesta.
Berisha: Absolutisht, një propozim shumë i drejtë. Shumë i drejtë, dhe jam 100% dakord me Ervin Salianjin.
Kur do të nisin protestat zoti Berisha?
Berisha: Në kohën më të shpejtë të duhur, dhe unë i garantoj mbështetësit tanë dhe mirëkuptoj gjendjen e tyre, por janë përpara një misioni të ri dhe të madh, misionit të shpëtimit të Shqipërisë nga diktatura autoritare, e bazuar në drogën, krimin dhe vjedhjen e shqiptarëve.
Drejtuesi i partisë do të jetë njëlloj, Sekretari i Përgjithshëm, kreu i Grupit Parlamentar, dhe pjesa tjetër?
Berisha: Partia Demokratike ka të gjitha fuqitë për të marrë çdo vendim që e quan të drejtë dhe të arsyeshëm.
Do të ketë zgjedhje?
Berisha: Se çfarë do të ketë partia, ka një statut dhe do të jetë në përputhje me statutin e saj. Por, analiza do bëhet, kjo është e sigurt.


Shtuar 10.09.2025 17:42