Aksidenti tragjik me tramvaj në Lisbonë/ Presidenti Begaj: Ngushëllimet e mia më të thella për familjet që kanë pësuar një humbje të tillë

Këtë të enjte, me anë të një postimi në rrjetin social “X”, Presidenti i vendit Bajram Begaj, reagoi për ngjarjen tragjike në Lisbonë, ku në incidentin e një tramvaji mbetën me dhjetëra të vrarë e të plagosur.

Kreu i shtetit përcolli një mesazh ngushëllimi për familjet që kanë humbur të dashurit e tyre, duke u shprehur: “Ngushëllimet e mia më të thella për familjet që kanë pësuar një humbje të tillë”.

“I trishtuar nga incidenti tragjik në Elevador da Gloria në Lisbonë.

Ngushëllimet e mia më të thella për familjet që kanë pësuar një humbje të tillë.

Mendimet e mia janë me të lënduarit, të cilëve u uroj një shërim të shpejtë dhe të plotë”, – shkroi Presidenti Begaj në profilin e tij në platformën “X”.

 


Shtuar 4.09.2025 13:23