Gjermania kthen emigrantët/ 2025-sa “rekord” dëbimesh, mbi 1000 kthime në Shqipëri

Në Gjermani sa vjen e po shtohet presioni për kthimin e azilkërkuesve të refuzuar dhe sipas mediave vendase, 2025-ta tashmë ka më tepër riatdhesime.

Në landin e Renanisë Veriore-Vestfalisë është krijuar një strukturë e pavarur, që vëzhgon se si trajtohen personat e prekur. Vetëm nga aeroporti i Dyseldorfit gjatë vitit 2024 janë dëbuar nga Gjermania përmes linjave ajrore mbi 2800 vetë. Ata që dëbohen janë personat, të cilëve u është refuzuar kërkesa për azil ose që për arsye të tjera nuk kanë perspektivë të qëndrojnë në Gjermani.

Të lidhura

None found

Trump: Në Ukrainë do të arrihet paqja, por ata nuk janë ende gati

Totali i të dëbuarve vitin e kaluar ishte mbi 20.000 vetë, që përbën në vetvete një shifër më të lartë se çdo herë tjetër më parë. Dhe në 2025-sën, grafiku është në rritje. Sipas Ministrisë së Brendshme në gjysmën e parë të këtij viti janë dëbuar 12.000 vetë. Nga Gjermania për në Shqipëri më 2024 janë kthyer mbi 1.000 azilkërkues, në Maqedoninë e Veriut gati 1.400 vetë, ndërsa në Gjeorgji mbi 1.800 persona.
Ekspertët thonë se ka shumë punë për të dokumentuar nëse njerëzit po i kthejnë vërtet sipas ligjeve apo kundër vullnetit të tyre. Si rast flagrant konsiderohet ai i dëbimit të një fëmije që sapo kishte pasur një ndërhyrje kirurgjikale në zemër. Kthimi u realizua edhe pa përfunduar ekzaminimi pas operacionit që ishte përcaktuar nga mjeku.

Për raste të tilla, nga autoritetet kërkohet më shumë ndjeshmëri dhe fleksibilitet dhe që i gjithë procesi i dëbimeve, të monitorohet.


Shtuar më 4.09.2025 13:31

kumar siteleriBursa Escortkumar sitelerijojobetgüvenilir bahis sitelerigüvenilir bahis siteleriyasal bahis sitelerigrandpashabetjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcasinofast güncel girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişUltrabetonline notaryjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişxbahisjojobetjojobet giriş