Skandali i ministres së Drejtësisë Etilda Gjonaj, e cila u zbulua se paguante me taksat e shqiptarëve 706 euro për të fjetur një natë në hotelet luksoze të Europes vijon të tërheqë vëmendjen e opinionit publik duke u bërë një pasqyrë e mirë e asaj se si e shohin qeveritarët tanë të qeverisurin.
Gjatë ditës së sotme në rrjetet sociale kanë qarkulluar disa foto të kryebashkiakut, i cili është fotografuar në aeroportin e Romës duke pritur që të niset për fluturim diku, ndoshta në Tiranë.
Fotot e Veliajt që “pret radhën si gjithë njerëzit duke mos kaluar nga zona VIP” ka gjasë të jenë shpërndarë nga vetë kryebashkiaku për të dhënë mesazhin se “unë s’jam si Etilda, por udhëtoj si populli.
Megjithatë, pavarësisht nëse janë shpërndarë me kast apo pa dijeninë e kryebashkikuat që kërkon të tregojë se bën jetë modeste, këto foto kanë nxjerrë në pah luksin në të cilin lundrojnë pushtetarët dhe politikanët në përgjithësi në këtë vend aq sa paguajnë çmime marramendëse edhe për një çantë.
Po po, nuk e lexuat gabim Ccanta që mban në shpinë Veliaj është versioni Y-3 i stilistit të preferuar të Ramës “Yamamoto”.
Nga një kërkim i thjesht në Amazonë zbulohet se ajo çantë nuk kushton pak, por 869 dollar amerikan. Një shifër e frikshme kjo për një çantë dhe aq më tepër, për kryebashkiakun e kryeqytetit më të varfër të Europes dhe rajonit. /albeu.com/