Milani me shpresa për të siguruar shërbimet e Iscos

Milani është i interesuar të nënshkruaj me Iscon siç raporton La Gazzetta dello Sport, 29-vjeçari mund të largohet nga Real Madridi për 20 milionë euro.

Kontrata e spanjollit me Los Blancos përfundon në qershorin e 2022, dhe Carlo Ancelotti mund të jep dritën e gjelbër për shitjen e tij.

 

 

Mesfushori e përfundoi sezonin 2020/21 pa asnjë gol, që është një arsye tjetër pse çmimi i tij ka rënë dukshëm nga viti i fundit.

Milani nuk mund ta marr atë si huazim me drejt blerje, por duke ditur raportet e mira mes dy klubeve dhe me Ancelottin, gjigantët nga Serie A shpresojnë që të nënshkruajnë me Iscon nën kushte të mira financiare.

29-vjeçari ka shënuar 51 gola në 336 paraqitje për Realin në La Liga.

Kujtojmë se Brahim Diaz dhe Theo Hernandez, janë dy lojtarët e fundit që klubi nga Milano i ka marr nga Madridi.


Shtuar 5.07.2021 12:33