Falsifikoi kontratën e shitjes së apartamentit për të justifikuar pasurinë, shkarkohet prokurori Dritan Marku

Vettingu ka shkarkuar nga detyra prokurorin e Vlorës, Dritan Marku. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi sot shkarkimin e Markut, ku trupa gjykuese e  përbërë nga Valbona Sanxhaktari, Lulzim Hamitaj, Xhensila Pine pasi analizoi provat dhe faktet vendosi shkarkimin nga detyra të Dritan Markut, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë.

Sipas KPK, Marku cënoi besimin e publikut tek drejtësia përmes nënshkrimit të një kontrate kapari dhe një kontratë shitje për një apartament në Vlorë, këtë të fundit pa praninë e palës blerëse, me qëllim justifikimin e burimeve financiare për krijimin e pasurive të mëvonshme.

Dritan Marku largohet nga sistemi i drejtësisë pas 2 dekadash si prokuror në Vlorë. Ai ka hyrë në sistemin e drejtësisë si Oficer i Policisë Gjyqësore në vitin 2000.


Shtuar 5.07.2021 12:35