Këngëtarja Olta Boka është shumë e rezervuar rreth jetës private. Ajo publikon rrallë foto pranë partnerit, por sot që është ditëlindja e tij nuk ka munguar një e tillë.
Olta e ka surprizuar duke publikuar në Instagram një foto shumë të ëmbël pranë tij. Ata të dy shihen të veshur me bluza të njëjta dhe shumë të buzëqeshur.
“Gëzuar ditëlindjen shpirt! Ishim fëmijë dhe u bekuam me fëmijë”, ka shkruar këngëtarja krahas fotos.