Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy njoftoi se në takimin e shtabit të tij u diskutuan tre çështje kritike, e para prej të cilave ishin zhvillimet ushtarake në vijën e frontit, veçanërisht në sektorin e Pokrovsk. Zelenskyy tha se forcat ukrainase po i zmbrapsin përpjekjet e ushtrisë ruse për t’u konsoliduar dhe po intensifikojnë presionin ndaj pushtuesit, duke vënë në dukje se operacionet janë të suksesshme.
Sipas Zelensky, Brigadat e 79-të dhe 82-të të Ndërhyrjes së Shpejtë po operojnë në mënyrë efektive në rajonin Dompropilya, ndërsa u mor një vendim për të forcuar më tej si këtë ashtu edhe sektorë të tjerë në rajonin e Donetskut. Ai theksoi se ushtria ruse po shënon humbje të mëdha në përpjekjet e saj për të siguruar pozicione më të favorshme politike për udhëheqjen ruse në prag të takimit në Alaskë.
“Ne jemi të vetëdijshëm për këtë plan dhe po i informojmë partnerët tanë për situatën reale”, vuri në dukje ai.
Sipas tij çështja e dytë e diskutuar, ishte zhvillimi i sistemit të kontratave në Forcat e Armatosura dhe financimi i mbrojtjes dhe sigurisë së Ukrainës për periudhën 2025-2026. Zelenskyy siguroi se në çdo rast ushtria ukrainase do të jetë e gatshme të reagojë shpejt dhe në mënyrë efektive ndaj çdo kërcënimi.
Presidenti urkainas iu referua pritjeve nga takimi i ardhshëm në Alaska, ku do të marrin pjesë Shtetet e Bashkuara dhe Rusia. Ai tha se pret një raport përkatës nga shërbimet e inteligjencës mbi qëllimet e Moskës dhe përgatitjet e saj për takimin.
“Rreziqet janë të larta . Gjëja thelbësore është që ky takim të hapë një rrugë të vërtetë për një paqe të drejtë dhe një diskutim substancial. Është koha që lufta të përfundojë dhe hapat e nevojshëm duhet të ndërmerren nga Rusia”, tha ai, duke shtuar se Ukraina mbështetet te Shtetet e Bashkuara dhe mbetet e gatshme të punojë me produktivitet maksimal.