Plumbi i gomës më ka mbetur në sy”: tifozi i plagosur rrëfen çastet e ngjarjes së rëndë

Erjon Vishkulli po përballet ende me dhimbje dhe vështirësi, ndërsa qëndron nën kujdesin e mjekëve në spital. Ai u plagos dje, kur një plumb gome e goditi në syrin e majtë, teksa ndodhej mes studentëve protestues.

Në një intervistë të dhënë pak minuta më parë për gazetarin e “Top Channel”, Endi Tufa, tifozi i Kombëtares rrëfeu si ndodhi ngjarja. Pasojat e goditjes mund të jenë të rënda dhe, në rastin më të keq, të çojnë në humbjen e shikimit në syrin e majtë.

Të lidhura

None found

Vishkulli tregoi se kishte shkuar të takonte shokët, me qëllim që më pas të largohej. Pasi hoqi maskën e oksigjenit, takoi një mik që punon si gazetar. Sipas tij, efektivët e policisë ishin rreth 30 metra larg dhe nuk po reagonin.

Ai tha se u godit papritur, arriti të ecte rreth dy metra dhe më pas u rrëzua. Plumbi i gomës është ende në syrin e tij. Vishkulli tha se nuk mund ta vlerësojë sa i madh është rreziku, por shtoi se situata nuk është e lehtë dhe se ka shumë dhimbje. “Shqipëria është e jona”, përfundoi ai. Vishkulli është tifoz i flaktë i Kombëtares shqiptare.


Shtuar më 25.10.2026 13:12