Një valë e re arrestimesh në Turqi ka ngjallur shqetësim në radhët e komunitetit ndërkombëtar, mes njoftimeve se në radhët e të ndaluarve për korrupsion është edhe kreu i një bashkie të rëndësishme së bashku me rreth 40 zyrtarë të tjerë, çka zgjeron fushatën kundër opozitës në vend.
Inan Guney, kryetar i bashkisë së Beyoglut në rajonin e Stambollit u dërgua në paraburgim si pjesë e një hetimi për korrupsion, raportoi Agjencia shtetërore e lajmeve, Anadolu. Sipas gazetës Birgun dhe mediave të tjera turke, ndër të arrestuarit janë edhe truproja i Guney, këshilltari i tij dhe ndihmës të tjerë.
Komuna e Beyoglut drejtohet nga partia kryesore e opozitës, Partia Popullore Republikane (CHP). Bashkitë nën kontrollin e saj janë përballur me valë arrestimesh këtë vit, duke nisur me prangosjen e bujshme të në muajin mars të kryebashkiakut të Stambollit, Ekrem Imamoglu, i cili konsiderohej si rivali më i madh i Erdoganit në presidencialet e 2028-tës.
Stambolli dhe disa qytete të tjera të mëdha kaluan nën drejtimin e CHP-së në vitin 2019, pasi opozita e zgjeroi më tej kontrollin e saj në zgjedhjet lokale të vitit të kaluar.