U pa në pushime me një mashkull misterioz, reagimi i Egli Takos

Egli Tako, ish-banorja e Big Brother VIP Albania 4, këto ditë ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave rozë.

Ajo po i kalon pushimet verore në jug të Shqipërisë, konkretisht në një resort luksoz në Dhërmi.

Nga atje, në rrjet qarkulluan disa pamje ku Egli shihej e shoqëruar nga një mashkull misterioz, duke ngjallur menjëherë aludime se mund të bëhet fjalë për partnerin e saj të ri.

Për t’iu përgjigjur këtyre zërave, Egli ka bërë një reagim të terthorte.

Në InstaStory, ajo ka publikuar dy fotografi: në njërën shihet me një ‘emoji’ duke medituar, ndërsa në tjetrën shfaqet e buzëqeshur dhe e relaksuar.

Përmes këtyre postimeve, ajo ka dhënë mesazhin se është në paqe me veten dhe se po shijon çdo ndryshim që po ndodh në jetën e saj.

Duket se, pavarësisht thashethemeve, Egli po e përjeton këtë periudhë me qetësi dhe pozitivitet, duke u fokusuar tek momentet e bukura të verës.


Shtuar 13.08.2025 10:00

Tags: ,