Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në aksin Fier-Levan, ku një automjet ka humbur kontrollin dhe si pasojë është përplasur me një shtyllë elektrike.
Aksidenti ka ndodhur në afërsi të “Kthesës së Zhupanit”, ndërsa i lënduar ka mbetur drejtuesi i automjetit. Ai është dërguar
me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Fierit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. Ndërkohë raportohet se në vendngjarje janë edhe punonjësit e OSHEE. Ata po punojnë për riparimin e kabujve të tensionit të lartë, të cilët ranë përtokë duke penguar edhe qarkullimin e automjeteve.