Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në hyrje të Fushë-Arrëzit. Mësohet se një makinë pasi ka humbur kontrollin është përplasur me një lokal. Nga përplasja kanë mbetur të plagosur tre persona. Mes të plagosurve është zonja e lokalit.
Mësohet se ato kanë qenë para lokalit kur mjeti është aksidentuar me to. Zonja e lokalit është identifikuar me inicialet F.B. Të plagosurat janë transportuar drejt spitalit te Pukës dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Shoferi është shoqëruar në Polici.