Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Vlorë. Konkretisht ngjarja ka ndodhur në fshatin Risili dhe i plagosur ka mbetur një 27-vjeçar.
Ky i fundit ka marrë plagë në bark dhe raportohet se është dërguar ne spitalin rajonal të qytetit të Vlorës. Ende nuk dihen rrethanat e plagosjes, ndërsa bëhet me dije se policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe po merr në pyetje disa persona.