Situata e zjarreve në vend/ 14 vatra të raportuara, 10 të shuara dhe 4 aktive në Vlorë, Elbasan, Kukës dhe Tiranë

Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile raportoi se nga ora 09:00 deri në 20:30 të datës 4 korrik 2025 janë evidentuar gjithsej 14 vatra zjarri në të gjithë vendin. Falë ndërhyrjes së shpejtë të forcave operacionale, 10 prej tyre janë shuar plotësisht, ndërsa katër mbeten aktive.

Zjarret e shuara përfshijnë zonat:

  • Komsi (Mat)

  • Hajmel (Vau i Dejës)

  • Perondi (Kuçovë)

  • Ura Vajgurore (Dimal)

  • Rrashbull (Durrës

    • Rubik (Mirditë)

    • Prezë (Vorë)

    • Vërtop (Poliçan)

    Zjarret aktive:

    Vlorë (Finiq) – Në malin e Shedenikut, zjarri vazhdon të përhapet në një zonë me pyll pishe, e paarritshme në këmbë. Monitorohet në distancë. S’ka rrezik për banesa.

    Elbasan – Në vendgrumbullimin e mbetjeve urbane, ndërhyrja është përmirësuar ndjeshëm. Janë angazhuar mbi 30 mjete zjarrfikëse, ushtarake dhe private, përfshirë edhe ekskavatorë, pompë thithëse dhe traktorë të FA.

    Kukës (Has) – Në zonën mes Gjinaj dhe Domaj, zjarri mbetet aktiv në një sipërfaqe me pyll pishe. Pjesa më e madhe është izoluar.

    Tiranë (Vaqarr) – Në fshatin Bulticë, zjarri në shkurre dhe ferra është izoluar me ndihmën e një helikopteri Cougar. Po punojnë 40 forca zjarrfikëse dhe të APR-së. Sipërfaqja e djegur është rreth 4 hektarë.

    Autoritetet mbeten në terren dhe monitorojnë situatën në vijimësi, duke vënë në dispozicion burime shtesë për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të flakëve.


Shtuar 4.07.2025 21:53