Detaje të reja janë zbardhur nga operacioni i zhvilluar mesditën e kësaj të mërkure në Fier, në zyrat qëndrore të kompanisë “Bankers Petroleum”, e cila operon në sektorin e nxjerrjes së naftës në fushën e Marinzës.
Bëhet me dije se janë lëshuar 14 urdhër-arreste, ku 10 prej tyre janë ekzekutuar deri tani, ndërkohë operacioni është në vijim. Nga këta, 4 persona janë lënë në arrest shtëpie dhe 4 zyrtarë të tjerë kinezë janë shpallur në kërkim.
Kujtomë se gjatë aksionit policor u arrestua drejtori aktual, CEO-n kinez, Hongping Xiao dhe ish-drejtorin shqiptar Leonidha Çobo.
Burime nga aksioni i policië njoftojnë se disa automjete luksoze me targa shqiptare dhe të huaja u panë të parkuara jashtë godinës, ndërsa nuk është bërë ende e ditur zyrtarisht arsyeja e këtij kontrolli.
Më herët, u raportua se efektivët hynë me forcë brenda kompanisë, pasi nuk iu është hapur dera teksa madje janë përballur me rezistenvë nga punonjësit e kompanisë.