E rëndë në Lezhë, e mitura bie nga ballkoni

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Lezhë nga ku mësohet se rreth orës 19:45, në lagjen “Skënderbeg” dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga ballkoni i banesës një vajzë e mitur, 4-vjeçe. Sipas policisë, e mitura është transportuar menjëherë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, për të marrë ndihmë mjekësore më të specializuar. Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Njoftimi:

Lezhë/Informacion paraprak

Rreth orës 19:45, në lagjen “Skënderbeg”, në Lezhë, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga ballkoni i banesës një vajzë e mitur, 4-vjeçe.

E mitura është transportuar menjëherë drejt Spitalit të Traumës, në Tiranë, për të marrë ndihmë mjekësore më të specializuar. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.


Shtuar 29.06.2025 20:44