I dënuar për plagosje të rëndë, ndërron jetë i burgosuri në burgun e Lezhës (EMRI)

Ditën e sotme, një i burgosur është gjetur i pajetë në burgun e Lezhës, konkretisht shtetasi Allush Hysa, i dënuar për plagosje të rëndë.

Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, Allush Hysa, është gjetur pa puls rreth orës 07:00 mëngjesin e sotëm.

I dënuari ndodhej në dhomën nr. 3, kati i parë, godina nr. 5 dhe vuante masën mjekësore “mjekim i detyruar”, që nga data 27.11.2021, në zbatim të vendimit gjyqësor.

Ai ishte i diagnostikuar me epilepsi, çrregullim të sjelljes dhe prapambetje mendore.

Menjëherë pas konstatimit të mungesës së shenjave jetësore, janë njoftuar SHKBSB, Prokuroria e Rrethit, komisariati i Policisë dhe familjarët.

Njoftimi:

Në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale Lezhë, mëngjesin e sotëm, më datë 25.06.2025, rreth orës 07:00, është konstatuar pa puls i dënuari Allush Hysa, i datëlindjes 12.09.1989.

I dënuari ndodhej në dhomën nr. 3, kati i parë, godina nr. 5 dhe vuante masën mjekësore “mjekim i detyruar”, që nga data 27.11.2021, në zbatim të vendimit gjyqësor. Ai ishte i diagnostikuar me epilepsi, çrregullim të sjelljes dhe prapambetje mendore.

Referuar dosjes, Hysa ishte arrestuar më 23.01.2014 për veprën penale të “Plagosjes së rëndë”.

Menjëherë pas konstatimit të mungesës së shenjave jetësore, janë njoftuar SHKBSB, Prokuroria e Rrethit, komisariati i Policisë dhe familjarët.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve i shpreh ngushëllime familjes Hysa.


Shtuar 25.06.2025 14:15