DETAJET/ Iu futën në banesë për të vjedhur, pronari i shtëpisë hap zjarr ndaj 3 shqiptarëve

Një tentativë grabitjeje ka përfunduar në plagosje me armë zjarri të një shqiptari dy ditë më parë në zonën e Salernos në Itali.

Një burrë ka kapur në flagrancë tre shqiptarë që kishin hyrë në banesën e tij për të vjedhur dhe ka reaguar duke qëlluar me armë zjarri, duke plagosur një nga grabitësit.

I plagosuri është ndihmuar nga shërbimi i emergjencës dhe është transportuar me urgjencë në spital, ndërsa dy shqiptarët e tjerë janë larguar dhe aktualisht janë në arrati.

Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se edhe një nga grabitësit e tjerë mund të jetë plagosur, por kjo është ende në fazë verifikimi.

Sipas rindërtimit të deritanishëm nga hetuesit, tre shqiptarët kanë hyrë me forcë në banesën private dhe pronari, sapo ka vënë re praninë e tyre, ka marrë armën e tij të cilën e posedonte me leje të rregullt dhe ka hapur zjarr, duke goditur njërin prej tyre.


Shtuar 24.06.2025 10:33