Xherdan Shaqiri i premton besnikëri klubit të tij: Nuk ka para që më largojnë nga Baseli

Xherdan Shaqiri ka filluar fazën përgatitore me Baselin, duke lënë të kuptohet se synon të vazhdojë rrugëtimin e tij me ekipin zviceran edhe në sezonin e ri.

Pas rikthimit nga SHBA, ai e udhëhoqi skuadrën drejt fitimit të titullit të kampionit dhe triumfit në Kupën e Zvicrës.

Së fundmi, ish-trajneri i Baselit, Fabio Celestini, mori drejtimin e CSKA Moskës dhe gazeta Blick, e pyeti Shaqirin dhe drejtuesit e klubit për këtë zhvillim.

Shaqiri ka thënë se nuk e ka ndërmend të largohet nga ekipi ku është kapiten dhe lider.

 

 

“Për momentin nuk ka para që më largojnë nga Baseli. Ndihem komod këtu, ashtu si e kemi parë në edicionin e kaluar”, ka thënë Shaqiri.

Por, ai nuk ka kritikuar Celestinin për kalimin në Rusi.

“Fabio me vetëdije zgjodhi rrugën e tij dhe duhet të respektohet kjo. Kalimi në Moskë me gjasë është zgjedhje e duhur për të. Qartë se do të bëj punë të mirë atje”, ka theksuar  Shaqiri. /Telegrafi


Shtuar 22.06.2025 14:04