Rama prezanton 9 deputetët e Vlorës, shumica e kanë mandatin e parë

Ditën e sotme, përmes një videoje prezantuese, kryeministri Edi Rama, prezantoi skuadrën fituese të qarkut Vlorë në zgjedhjet e 11 majit, për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Evropian.

Rama solli në vëmendje edhe eksperiencën parlamentare të çdo deputeti të PS-së që i përket listës së këtij qarku, ndërsa renditi mandatet respektive për secilin prej tyre.

Në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, Partia Socialiste në qarkun e Vlorës mori nëntë deputetë, gjashtë prej të cilëve bëhen pjesë për herë të parë e Kuvendit të Shqipërisë.

Deputetët e Qarku Vlorë:

Bledi Çuçi, mandati i tretë

Pirro Vengu, mandati i parë

Zamira Sinaj, mandati i parë

Vasil Llajo, mandati i parë

Erjona Ismaili, mandati i parë

Damian Gjiknuri, mandati i pestë

Vullnet Sinaj, mandati i tretë

Ardit Bido, mandati i parë

Brunilda Mersini, mandati i parë

 


Shtuar 22.06.2025 13:54