“Shumë nxehtë për ‘Palmerin e ftohtë’”, faqja zyrtare e Flamengos tallet me yllin e Chelseat

Faqja zyrtare e Flamengos është tallur me yllin e Chelseat, Cole Palmer, pas fitores së tyre 3-1 në kuadër të Kupës së Botës për Klube.

Flamengo mori një fitore të madhe me rikthim 3-1 ndaj Chelseat në ndeshjen e dytë të vlefshme për Grupin D, duke siguruar kështu kalimin në fazën e 1/8-tës.

Megjithatë, përveç fitores së klubit brazilian, vëmendja të madhe mori edhe një postim i tyre pas ndeshjes në rrjetin social “X”.

Cak i talljes apo i ‘sulmit’ të tyre ishte pikërisht ylli i madh anglez i Bluve, Cole Palmer, i cili ishte thuajse i padukshëm në ndeshje.

“Shumë nxehtë për “Palmerin e ftohtë””, shkruante në postimin e Flamengos, duke iu referuar nxehtit të madh në qytetin e Filadelfias dhe nofkës së lojtari “Cold Palmer”.

Paraqitja e dobët e Palmerit u vërtetua edhe në minutën e 82-të, kur trajneri Enzo Maresca vendosi ta zëvendësoj me sulmuesin Marc Guiu.

Vlen të theksohet se ky postim është fshirë pas disa minutave nga faqja e klubit brazilian, por postimi është bërë viral.


Shtuar 21.06.2025 11:28