Zjarr me përmasa të mëdha në një pikë grumbullimi hekurash në Kavajë (VIDEO)

Pasditen e sotme, një zjarr me përmasa të mëdha ka përfshirë një pikë grumbullimi hekurash për skrap në Kavajë. Ngjarja është regjistruar në një zonë industriale, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e shpërthimit të flakëve.

Në vendngjarje ndodhen disa ekipe zjarrfikësesh, të cilat po punojnë për të vënë nën kontroll flakët dhe për të shmangur përhapjen e mëtejshme të zjarrit.

Sipas informacioneve paraprake, nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa situata tashmë thuhet se është nën kontroll.

Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbuluar shkakun e zjarrit, ndërsa do të kryhen edhe vlerësime për dëmet materiale të shkaktuara.


Shtuar 14.06.2025 14:47