Debate në Konferencën e Kryetarëve/ PS kërkon shtyrjen e seancës plenare të 12 majit! Bardhi dhe Tabaku- Spiropalit: Kuvendi nuk është pronë e juaja

Debate janë regjistruar në mbledhjen e sotme të Konferencës së Kryetarëve. Partia Socialiste ka kërkuar që seanca parlamentare e datë 12 maj të shtyhet. Kjo kërkesë ka hasur kundërshtime të ashpra nga ana e opozitës.

Bardhi: Ti rruga e mbarë për atje ku do të jesh në datën 12. I ke dhënë zgjidhje problemeve në Shqipëri, shko e zgjidh konfliktin në Ukrainë. Nuk ka asnjë arsye për të shtyrë seancën e Kuvendit. S’ka asnjë arsye të shtyhet seanca nga data 12, për në datën 16, sepse kjo është miratuar nga Konferenca e Kryetarëve. Kuvendi nuk është pronë dhe plaçkë e juaj, siç keni tentuar ta trajtoni në kohët e fundit.


Shtuar 9.06.2025 16:58

Tags: ,