Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike zbulon skemën mashtruese me mesazhe telefonike në emër të Postës Shqiptare: Qytetarët të mos japin të dhënat bankare apo të kartës së kreditit

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike ka zbuluar një skemë mashtruese që synonte vjedhjen e të dhënave bankare të qytetarëve shqiptare.

Kjo skemë kryhej përmes mesazheve telefonike drejtuar qytetarëve, duke përdorur në mënyrë të rreme emrin e Postë Shqiptare.

Skema synonte përmes klikimit në linqet e paraqitura në mesazh, vjedhjen e të dhënave të kartës së kreditit.

Mesazhi iu dërgohej klientëve sikur atyre iu kishte ardhur një dërgesë, e cila nuk mund të dorëzohej në postë pa dhënë të dhënat në telefon përmes linkut që ofronte mesazhi.