EMRAT/ Plagosi fqinjët në Rrogozhinë, vetëdorëzohet autori

Paraditen e sotme, një plagosje e dyfishtë ka ndodhur në Rrogozhinë. Ndërkohë mësohet se Shpëtim Osma që qëlloi me armë zjarri mbi fqinjin e tij Sami Disha dhe gruan e tij Nadire Disha, për arsye që ende nuk dihen, është vetë dorëzuar në policinë e shtetit.

Gjithashtu, mësohet se ai ka shkuar vetë në stacionin e policisë në Rrogozhinë.

Nga të shtënat me armë, Samiu ka mbetur i plagosur në këmbë, ndërkohë që Nadirja është plagosur në bark.


Shtuar 6.06.2025 13:45