Tifozët e Espanyol nuk e pranojnë transferimin e Garcia tek Barcelona, e kërcënojnë rëndë

Tifozët e Espanyolit kanë reaguar ashpër ndaj portierit Joan Garcia, i cili është shumë pranë një kalimi te Barcelona – rivali i përbetuar i klubit të tyre.

Sipas “GazetaBlic Sport”, lajmi për transferimin e mundshëm të Garcias ka shkaktuar zemërim të madh tek tifozët e Espanyolit, të cilët kanë filluar sulmet dhe kërcënimet ndaj tij.

Në qytetin e tij të lindjes, Sallent (në provincën e Barcelonës), janë shfaqur mesazhe fyese nëpër mure dhe shenja trafiku, ku Garcia cilësohet si “tradhtar”, duke përfshirë edhe urime për vdekjen e tij – një reagim ekstrem që po shkakton debat.

Joan Garcia konsiderohej si një nga portierët më të mirë të edicionit të fundit në La Liga dhe paraqitjet e tij të mira duket se kanë tërhequr vëmendjen e Barcelonës, por kjo lëvizje e mundshme ka acaruar skajshmërisht tifozërinë e Espanyolit.


Shtuar 4.06.2025 19:12